LDK: Partia në pushtet e ka shkelur katër herë Kushtetutën.

                       Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar të enjten se për tri vjet qeverisje, partia në pushtet e ka shkelur katër herë Kushtetutën e vendit. Sipas tyre, këto shkelje tregojnë më së miri për mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës.“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 4 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës”, thuhet në postimin e LDK-së në faqen e tyre zyrtare në Facebook.