LDK propozon që koeficienti i pagave të jetë 125 euro, Abdixhiku tregon edhe si mund të arrihet









                   Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po e sheh të denjë koeficientin e pagave që ka përcaktuar Qeveria, vlera e të cilit është 105 euro.Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka sugjeruar se koeficienti duhet të jetë 125 euro, dhe kjo tha se është lehtësisht e mundur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend”, shkroi Abdixhiku në Facebook.