‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës’, sekuestrohet arma Prizren,
Zëdhënësi i policisë Rajonale në Prizren Vesel Gashi, njofton se datë 08.10.2022 rreth orës 13:00, Stacioni Policor Prizren –Veri ka marr ankesën se në fshatin Velezhë, KK Prizren, katër persona nga dy familje kanë një konflikt për gjoja vjedhjen e pyllit , që nuk është pronë e asnjërës palë. Konflikti ka kaluar në konflikt fizikë me atë rast dy persona janë lënduar. Njëri nga të dyshimtët ka pas një armë zjarri me vete, arma nuk është përdorë , por janë përdor mjete të forta , një sopat dhe një kmesë. Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Policia në vend ngjarje ka gjetur dhe sekuestruar Armën, një pistoletë me karikator dhe 5 fishek, sëpatën dhe kmesën. Kundër të dyshuarve është hapur rast për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës” . Në konsultim me prokurorin dy të dyshuar janë ndal në mbajtje policore për 48 orë/qendrapress.com/