LETËR DINAKE DHE PËRÇARËSE E ALBIN KURTHIT-Shkruan;Behxhet Sh.SHALA

Lufta e Trojës në Kuvendin e Kosovës : Lufta e Trojës që e fshiu Trojën nga harta gjeografike ndodhi për shkak të një femre , Helenës . Preteksti ishte se Parisi i Trojës rrëmbeu Helenën nga burri i saj Menelaus , mbret i Spartës. Troja mbeti e rrethuar për 10 vjet deri sa grekët futën ushtarë në një ” Kalë Troje ” që grekët ia dhuruan spartanëve që pastaj Agamemnoni e mori Trojën duke e shkatërruar Spartën. A ishte ngjarje e vërtetë apo pjellë e mitologjisë greke nuk dihet por se nga kjo ngjarje është ndërtuar miti për ” Kalin e Trojës ” që nënkupton pabesinë , dinakërinë dhe tradhëtinë. Lenka Haxhiu , flet shqip dhe deklarohet shqiptare. As nuk është vet mbretëreshë e as nuk është gruaja e mbretit. Për dallim nga Helena nuk ka rrezik të rrëmbehet nga askush. Madje , shumica nuk e duan por se ka shkaktuar shumë probleme . Si ” mbretëreshë ” e Kuvendit të Kosovës , e kurorëzuar nga Kurthi që po e keq – përdorë si ” Kalë Troje ” kundër opozitës dhe luftës për pushtet . Ndërkaq që kjo po e luan në përpikëri rolin e caktuar nga Kurthi , ndryshe është e mbaruar fare . Është e pabesueshme sa këmbëngulëse është Lenka që të bëhet ” Helena ” e Kuvendit të Kosovës. Këtu më nuk mund të flitet për dinjitet , reputacion , korrektësi , sinqeritet apo cilësime tjera që hyjnë në fushën e moralit , si themel i një njeriu të virtytshëm . Është pikërisht e kundërta ! Po diçka mund të thuhet me siguri të madhe , Lufta e Trojës nuk mund të ndodhë në Kuvendin e Kosovës sepse mungojnë edhe preteksti si dhe konteksti , edhe forma si dhe përmbajtja. E vetmja lidhshmëri midis Luftës së Trojës dhe Kuvendit të Kosovës është ” Kali i Trojës ” . Letra e Kurthit drejtuar Lumit të Xhikës : Deputeti dhe kryetari i LVV – së , Albin Kurthi , pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 iu drejtua hajvanëve dhe hajvanatit me një porosi papnore , urbi et orbi se ai do ta formojë qeverinë dhe se ai do të jetë KM i Kosovës dhe se votat i ka të siguruara. Pas kësaj ” homo sapiensët ” e LVV – së , në me krye rrencin e ” trenit bullgar – Komandant pasulin ” ia mbajtën zhagun Kurthit duke thënë se vota kanë sa të duash për faktin se kjo fitore nuk ishte dosido. Rrenc pas rrenci , mashtrues pas mashtruesi ! Ç’është e vërteta Kurthi u mundua t’i blejë votat por deri sot nuk ia doli. Për një gjë isha dhe jam i sigurt se Kurthi për asnjë çmim nuk e dorëzon pushtetin , e ka çështje të mbijetesës qëndrimin në pushtet , ai dhe shpura e tij. Nuk mund ta paramendojnë që të bien ” nga kali , në gomar ” , nga të gjithëpushtetshëm , në vdekatarë të rëndomtë. Pushteti ua jepë statusin e sigurimit nga çdo ndjekje apo siguron pandëshkueshmërinë kurse humbja e pushtetit i bënë caqe të lehta për gjah , pëllumba prej argjili – balte. Nuk flitet këtu për parime politike apo morale ku patriotizmin e kanë shndërruar në kondom , për një përdorim . Askush nuk donte të bashkëpunonte me Kurthin përveç Komandantit nga Livaxha , Nenad Rashiqit , Emilly Bronte – Rexhepi dhe Elbert Krasniqit. Edhe i damkosuri Damka. Acarimi ishte sidomos në raporte LVV – LDK ku kjo e fundit , më parë do të takohej me bin Ladenin se me Albin bin Kurthin. AAK kishte qëndrim të ashpër kundër Kurthit e jo kundër LVV – së. PDK kishte qëndrim jokomfrontues me LVV dhe Kurthin , nuk përdori fjalë shpërfytyruese , nuk fyente por se refuzonte çdo koalicion me Kurthin . Mirëpo, kryetari i PDK – së bëri një veprim të mençur politikisht dhe strategjikisht, u takua me Kurthin , biseduan dhe nuk u pajtuan për asgjë. Topi mbeti aty ku ishte në fillim. Kurthi u bind se me Krasniqin dhe PDK nuk mund të manipulojë andaj iu kthye ” dashurisë së vjetër – LDK – së” , që lehtësisht e pati mashtruar më herët , bashkë me kuislingen Vojsa Odmani duke e ndarë LDK – në në dysh. Kur luaneshat dalin për gjahë, nuk i sulmojnë kafshët e fuqishme por saktësisht identifikojnë grupet e cenueshme , si ato në moshë , ato me lëndime apo të porsalindurit . Është gjah që iu siguron një meny të begatë , pa iu nënshtruar ndonjë rreziku .Nëse përcillni ndonjë dokumentar të tillë në Netflix ku ka aksione paramilitari i LVV — së , Teneqe Murati lehtë bindeni për këtë pohimin tim. LVV – ë dhe Kurthi , të prirë nga përvoja , LDK – në e konsiderojnë grup të cenueshëm apo gjah të lehtë prandaj Kurthi dërgon letra te LDK sikur Balzaku dashnoreve të shumta . Kjo letra e fundit , për koalicion të mundshëm është për LDK – në , si ” puthja e Judës ” , dinake , përçarëse dhe denoncuese . Kurthi kurrë nuk ka pasur qëllim të bëjë koalicion me asnjë parti shqiptare përveç se në mesin e tyre ka kërkuar ” Kalë Troje ” . Me Listën Serbe publikisht ka refuzuar çdo bashkëpunim , për shkaqe ” patriotike ” në kohën kur për bisedime të sinqerta dhe konstruktive me LS – e e ka autorizuar Mimoza Kusarin , një seksere e papërsëritshme për kah dinakëria dhe mungesa e çdo skrupulli. Zemlakinja e zemlakut , Millan Radoiçiq. Letra dërguar Lumit të Xhikës nga Albin Pusi , është letër krejtësisht antikombëtare , vardisëse deri në neveri , kundër UÇK – së , me qëllim të përjashtimit të krahut të luftës . Pse është dashur Albin Kurthi në letrën dërguar Lumit të Xhikës të theksojë se LVV – ë është kundër koalicionit me PDK – ë përveç se është një denoncim i ulët dhe përpjekje që t’i vardiset LDK – së duke e futur edhe këtë parti kundër luftës dhe UÇK – së. Korrekte do të ishte të kërkojë koalicion me LDK – në , pa e përmendur PDK – në , nëse LDK – ë e hanë , is paftë qykën e hajrit. Në rrethana normale edhe ky koalicion do të ishte normal , në rrethana që janë tash , ky koalicion e forcon shumë diktaturën e regjimit të Kurthit dhe e shkërmoq shumë LDK – në. Ashtu i shoh gjërat . Nga ky koalicion përfituesi më i madh do të ishte Vojsa Osmani duke siguruar edhe një mandat të shetitjes nëpër botë , pa bërë asgjë . Ajo i fërkon duart edhe këmbët për këtë koalicion. Përveç Vojsa Osmanit, përfitues tjetër i madh do të ishte aktivisti i devotshëm i LVV – së nga landi i Bavarisë e që në Kosovë është maskuar si ambasador , Jorn Rohde . Konklava e Vatikanit dhe Kuvendi i Kosovës : A është rastësi apo profeci , më 7 maj 2025 në Vatikan mbahet Konklava ( Kuvendi ) i kardinalëve për ta zgjedhur papën pasi Franciskus e la këtë botë. Të njëjtën ditë konklava ( Kuvendi ) i deputetëve të Kosovës do të votojë për ta zgjedhur papeshën e Kuvendit të Kosovës , Lenka Haxhiu . Kur të del tymi i bardhë në Vatikan është lajm se u zgjodh Papa i Ri. Kur injoranca ta mund arsyen , është lajm se Lenka Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit. Në rastin më të butë të fjalës ! Në këtë ditë të bekuar për Vatikanin dhe të mallkuar për Kosovën uroj që Barcelona dhe Arsenali të mos e kenë fatin e Lenkës ! Forca Barça dhe Arsenal ! 5 maj 2025 Prishtinë Behxhet Sh . SHALA -/QendraPress/