Limaj: Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e Kurtit, ai është bërë një njeri tjetër, një i panjohur

                                                       Fatmir Limaj është shprehur i habitur me atë që e quan ndryshim radikal të kryeministrit Albin Kurti në raport me dialogun dhe çështjet e tjera.“Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e Kurtit, ai është bërë një njeri tjetër, një i panjohur”, deklaroi Limaj në RTK.Sipas tij, Kurti shpesh kishte thënë se nuk do takohej me Vuçiqin në dialog pa kërkuar falje Serbia e të tjera, gjë që, sipas tij, këto nuk kanë ndodhur, por kanë ndodhur takimet e Kurtit me Vuçiqin. Limaj tha se Kurti sikur ka një pajtim më Vuçiqin për një status-quo, sepse, sipas tij, nuk ka guxim e ide për ta përmbyllur këtë problem të madh.