Liria, nuk do të vinte pa vizionin e strategët e UÇK-së ,andaj kushdo që e fyen lirinë se meriton as ti përmendet emri.-Shkruan; Qazim THAÇI

Në lirinë e Kosovës 27 vjet pas lufte, lehtë është të thuhet çka të duash ,sepse nuk thuhet kot ‘’gjuha është nga tuli’’ Por, liria, nuk do të vinte pa vizionin e strategët e UÇK-së. Sepse dihet cila ishte forca e shtetit serbë,e dihet pastaj fakti se ishin pikërisht këta ; Hashim Thaçi,Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Xhavit Haliti apo Sami Lushtaku, edhe disa qindra komandant tjerë në krye me Adem Jasharin, që Serbisë, ia kthyen pushkën dhe bënë që NATO të intrevenojë, si rasti më unik në botën e civilizuar tash e 2 mijë vjetë. Andaj, kushdo që e fyen lirinë e kësaj toke se meriton as të përmendet emri. I tij këtë rast as Lirim Gashi, I cili në ‘’Bota Sot’’ në opinion e tij shkruan’’
-Ata që kanë parë me sytë e tyre kufoma të djegura, shtëpi të rrënuara dhe foshnja të ngrira nga uria, e dinë mirë se çfarë është dhimbja. Dhe pikërisht ata nuk kanë pse të ndjehen keq sot për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Xhavit Halitin apo Sami Lushtakun.Sepse këta njerëz nuk ishin viktima. Ata nuk ishin të përvuajtur. Ata nuk ishin të përndjekur. Përkundrazi – ata ishin përfituesit më të mëdhenj të gjakut dhe sakrificës së popullit.Ata që e kthyen luftën në monopol politik.Ata që e kthyen shtetin në pronë private’’ shkruan ai.
Po si nuk kemi asnjë respekt për luftën e bërë të këtyre komandantëve. Pastaj si mundemi ne si shqiptarë të jemi kaq indiferentë, kurse janë pikërisht këta strategë që edhe sot e disa më heret, janë përballë me luftën për lirinë e plotë të Kosovës. Pse nuk e rikujtojmë vetëm pak popullin kroat dhe rastin e atij populli si i mbrojtën çlirimtarët kur i paten në Hagë. Po shko zotëri Lirim Gashi, e pyeti ato nëna dëshmorësh, sepse në fakt, ato kanë dhembje tani të dyfishta, së pari për bijtë e tyre të rënë në altarin e lirisë, e pa aq dhembje kanë, e ndjejnë për;Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin,Rexhep Selimin, e të tjerë që padrejtësisht tashë e pesë vite mbahen në Hagë. Kjo është padyshim si pjesë finale e kësaj fitore që quhet Republika e Kosovës. Prandaj, nuk është aspak e ndershme të rikujtohen negativisht ata lot të Nënave dëshmorësh, Sepse ato kanë lot dhembje edhe tash pikërishtë për këta që ju i citoni pa asnjë respket. Populli që nuk din ta nderojë lirinë duhet pyetur athua e meriton ate??!!. Asnjëri në Hagë nuk është duke u mbajtur për korrupcion, as për keqëpërdorim detyre, ata atje janë duke u mbajtur vetëm pse e sollën lirinë e Kosovës që ne sot të jemi të lirë të ‘’mballaqisin’’ edhe të këso të pavëreta . Ata janë krenar dhe ajo krenari duhet në bëjë të gëzuar se ata lirinë e sollën bashkë me gjakun e shokëve të tyre të idealeve.Është pak me rëndësi nëse në fushën e grurit dalin dy tri rrënjë egjër, po ajo korrje bëhet e bereqetshme kur ofron bukën e jetës, njësojë sikur këta strategë dhe gjaku i të rënëve u bënë ;buka, drita dhe fryma jonë./QendraPress/