Lirohen hapësirat nga parkingjet e parregullta në lagjen ‘’Ortakoll’’ në Prizren

                      Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të saj, ka hartuar dhe realizuar Planin Operativ për identifikimi e parkingjeve të parregullta, të cilat e vështirësojnë rrjedhën normale të trafikut. Parkingjet e parregullta po rrezikojnë këmbësoret e rastit të cilët duhet të lëvizin lirshëm nëpër trotuare si dhe po krijojnë pasiguri te pjesëmarrësit tjerë në trafik.

DRP Prizren, përkatësisht stacioni policor Prizren ka realizuar Planin Operativ për identifikimin e parkingjeve të parregullta në zonën më të frekuentuar të qytet të Prizrenit, Lagjen ‘’Ortakoll’’ – Prizren dhe ky Plan është realizuar nga data 17.03.2025 deri me datë 23.03.2025.

Si rezultat i këtij Plani Operativ, janë shqiptuar 345 tiketa trafiku për parkingje të parregullta dhe janë sekuestruar 15 vetura për lirimin e trotuareve.

Plani Operativ ka rrjedh si rezultat i ankesave të qytetarëve të zonës së Lagjes’’ Ortakoll’’, me ç’rast Policia e Kosovës i falënderon qytetarët për bashkëpunim e treguar në vazhdimësi. Policia e Kosovës i inkurajon qytetarët e saj që të vazhdojnë të bashkëpunojnë për të siguruar një ambiente të qetë dhe të sigurt edhe në komunikacion deri sa ju bëjmë thirrje kundërvajtësve që të jenë të kujdesshëm në parkimin e veturave në mënyrë që të mos rrezikohen qytetarët, këmbësoret dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Policia e Kosovës do të vazhdoj me Plane Operative edhe gjatë ditëve dhe javëve në vijim në fusha të ndryshme të sigurisë.