Lirohet nga burgu në Serbi ish- ushtari i UÇK-së, Hasan Daka.
Është liruar nga burgu në Serbi veterani i UÇK-së, Hasan Daka i cili së bashku me Shkëlzen Dakën ishin arrestuar janarin e vitit të kaluar. Pas arrestimit kishte reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës duke kërkuar lëshimin e tyre. Daka ishte arrestuar gjatë kohës sa po kalonte kufirin në Merdare për të shkuar në Itali. / Gazeta10