Luftëtari i UÇK-së Osman Seferaj,nga Gjinoci, humb jetën tragjikisht
Lajmet e trishta tashmë janë bërë kaq të shpeshta .Kjo po krijon dhembje po krijon zbrazëti shpirtëore tek shokët e bashkëluftëtarët e tyre. Kjo dhembje bëhet atëherë kur veteranët e luftës ikin në moshë të re. Ai i shpëtoi plumbave të luftës, por ja në vendin e punës sot, tragjikisht ka humbur jeten Osman Seferaj, veteran i luftës dhe njeri punëtorë e burr që me djersën e ballit ka arritur të punojë e jetojë, duke ndihmuar edhe famlje tjera. Po sot ka kujtuar bashkëluftëtari I tij Zenel Zekolli
Me lotë e zemër të thyer.” Edhe ti Osman Sefaraj a’……. Po dje e varrosëm Faik Zekollin! sot ti paske humbur jeten aksidentalisht! Bashkluftëtari ynë Osman Seferaj nga Gjinoci i Therandës, qysh në filim të luftes zgjodhi Bllacen Legjendare per të luftuar kundër okupatorit serbë.
Nuk na u ndave asnjëherë , ishe dhe do të mbetësh i pa harruar në zemrat tona!🇦🇱
Luftëtari i UÇK-së Osman Seferaj! Jam krenarë që ju kisha ushtarë të lirisë!
Lavdi jetës dhe veprës tënde Osman Seferaj” shkruan komandant Zenel Zekolli.
Kurse me dhembje shumë të veqant e kujton shoku e miku tij më I ngushtë Liridon Zeqiraj.” Ai do të mbetet i paharrar në zemrën time pohon ai.Ai ishte jo vetëm shok e mik . por ishet vet shpirti I një njeriu human i urtë e fisnik”: përfundon Liridon Zeqiraj, Varrimi I tij bëhet nesër e diel në vendlindje në fshatin Gjinoc./qendrapress.com/