Lugishta e Hasit legjenda e Kosovës!

Sot, përkulje deri në përjetësi në përkujtim të 14 heronjve dhe 40 martirëve të rënë për liri.
Familjarë, nipa, mbesa, te heronjve e martirëve, qytetarë nga te gjitha anët e Kosovës përkulen pranë varrëve të tyre.
Sot u pekujtua mësuesi hero Selman Osmankaj, që në vend të ditarit rroku armën.
Skender Parallangaj hero i Kosovës, baba Hasan i qëndron pranë varrit i heshtur por krenar për birin e tij.
Në këtë lēndinë pushon trupi edhe i heroit të Kosovës Besim Parallangaj.
Pushojnë të rënë edhe 7 meshkuj të familjes Muçaj, 4 heronj e tre martirë.
Laja Rize mbi te 90-tat qëndron i përkulur dhe krenar që Kosovës ia fali tre djemtë e tij.
Lugishta dha shumë për Kosovën, Lavdi!/QendraPress/
