LULE MELI QË E BËRI TË NJOHUR HASIN NË BOTË- Shkruan;Prof Dr.Nexhat Çoçaj
Prej kësaj lule është përfituar tharmi i bukës me aromën e saj specifike ….Të nderuar ndjekës së faqes sime të FB, sot po ua prezantoj lule Dorëzonja e cila njihet edhe si laverdhë dhe lule maji. Lloj bime kacavjerrëse e gjinisë Lonicera dhe familjes Caprifoliaceae. Në Has njihet me emrin popullor Lule meli, por përdoret edhe Lule gishtëzja.
Kjo lule, e cila çel kryesisht në muajin maj, për qindra vite hasjanët e kanë përdorur për ta zënë brumin, përkatësisht ka zëvendësuar tharmin e bukës. Maja e bukës, që njihet si maja e ëmbël e brumit, që është përfituar nga zierja e kësaj lule, ka bërë që zeja e bukëpjekësit të hasjanëve të përhapet në gjithë Evropën e me gjerë.
Në mesjetë, kur Hasi ishte qendër e rëndësishme e rrugës tregtare Via de Zenete, kur brenda dite nëpër Has kalon me qindra tregtarë me ngarkesat e tyre. Në këtë mënyrë për ta dikush duhej të kujdesej edhe për të gatuar. Gatimet e hasjanëve me majën e ëmbël të melit, ndikoi që buka e Hasit të përhapet në gjithë Evropën. Qendër e asaj kohe, që u shpërnda zeja e bukës ishte Karavan Saraj më i madhe në Ballkan, që gjendej në fshatin Goden, përkatësisht në mes të Godedenit dhe Dobrunës, ku sot është Krani i Sarajit.
Meqë kjo lule, me aromën e saj specifike dhe joshëse, ka ndikuar që të përhapet zeja e furrtarit, a nuk e meriton që kjo lule të jetë simbol i Hasit, që do të përfaqësonte denjësisht zejen e bukës.
Radhën tjetër do të ju informoj edhe më gjerësisht për këtë lule, që bëri mrekulli për disa shekuj për hasjanët, të cilët edhe sot e ushtrojnë zejen e bukës./qendrapress.com/