Luljeta Veselaj-Gutaj uron Idriz Kryeziun për emërimin në detyrën e re si inspektor i arsimit

Drejtoresha e DKA-së në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka vlerësuar lartë angazhimin dhe profesionalizmin e Idriz Kryeziut gjatë bashkëpunimit të tij me DKA-në.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo e uroi për detyrën e re si Inspektor i Arsimit, duke theksuar se përpjekjet e tij kanë qenë të pakrahasueshme në përmirësimin e cilësisë së arsimit në rajon.
“Me kënaqësi ju uroj suksese në këtë pozicion të ri dhe jam e sigurt se do të vazhdoni të kontribuoni në zhvillimin e arsimit në nivel kombëtar. Ju falënderoj për punën e palodhur dhe përkushtimin tuaj”, tha Veselaj-Gutaj.