LVV mbrëmë hapi fushatën zgjedhore në Prizren., Kurti premtoi investime dhe siguri

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti,mbrëmë në Qendrën Sportive ‘’Sezai Surroi’’ në Prizren ,ka hapur fushatën zgjedhore në Prizren, në një tubim ku u prezantua bashkimi politik i subjekteve që garojnë si: ’Guxo’’,’’ Aleternativa’’,PSHDK së bashku në zgjedhjet e 28 dhjetorit pasi që po paraqiten të bashkuara nën numrin 116, duke theksuar përgjegjësinë ndaj shtetit dhe qytetarëve, si dhe angazhimin për një Kosovë të sigurt, të fortë dhe të drejtë për të gjithë. “Lista garuese e këtij koalicioni përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme, përfshirë ekonomistë, mjekë, juristë, inxhinierë, artistë dhe ushtarakë, si nga Kosova ashtu edhe nga mërgata”, tha Kurti. “Kurrë kosovarët nuk e kanë pas situatën e sigurisë më të mirë”, ka thënë Kurti. Ai ka premtuar zhvillim në ekonomi dhe shëndetësi si dhe investime në infrastrukturë. “Për 4 vjet buxheti e ekonomia është rritë, e të cilën e kemi shpërndarë për bujqit e zejtarët. Prizreni asnjëherë nuk ka qenë më i përfaqësuar sesa në qeverisjen tonë sepse qeveria jonë ka qenë e do të jetë e të gjithëve”, ka thënë ai. Kurti premtoi se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojnë siç tha ai, punët e mira në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të vendit .Pastaj ka bërë preyantimin e kandidatëve që garojnë për këto zgjedhje nga Prizreni duke ua lexuar edhe nga një biografi të shkurtër