Mamushë:Rritja e çmimit të vajit shtyn fermerët të mbjellin luledielli

Çmimi i lartë i vajit të lulediellit ka nxitur një familje në Mamushë që të mbjellë 32 hektarë me këtë kulturë. Kjo familje pret rendiment të lartë dhe cilësi nga kjo kulturë.Në rajonin e Prizrenit rëndomtë mbillen shumë lloje të kulturave bujqësore, por jo edhe luledielli.Me këtë bimë rrezikoi të eksperimentojë familja Morina nga Mamusha.Kjo familje mbolli mbi 30 hektarë më këtë kulturë . Nëse luledielli në Mamushë do të japë rendiment dhe cilësi të mirë, do ju propozohet edhe fermerëve të tjerë , thotë për RTK drejtori i bujqësisë Ruzhdi Mazreku .‘Në planifikimin e vitit të ardhshëm kjo kulturë do të futet në listën e subvencioneve dhe së bashku me ministrinë e bujqësisë do të subvencionohen edhe kultivuesit e tjerë, tha Mazreku.