Marshi i qindramijë shqiptarëve ka tronditur të shiturit e kombit-Shkruan ;Kastriot Frengu.

Protesta’Marshojmë për drejtësi’,sot në Prishtinë , haptas ka ndarë shapin prej sheqerit. Sepse  ata që kanë shitur shpirtin  tek Serbia, ose edhe më keq, tek Rusia ose te pjesa ultra franceze, sot nuk po arrijë të durojnë këtë manifestim që kaloi shifrën e 100 mijë qytetarëve që dolën në përkrahje të lirisë së Kosovës. U ngriten dhe nuk arriitën të heshtin si vetëquajturi Prod Dr, Enver Bytyqi, që tani i njohur botërisht se ka shitur shpirtin tek Serbia.

E na doli edhe avokati Gazmend Halilaj,se nuk dëshiron të jetë në listën e atye kinse paskan vra 180 vetë. Zoti avokat  a ende nuk je ngopur çdo ditë me rikujtimet e marsit për mijëra dëshmorë e martirë , bile edhe fëmijë 6 muajshe në Drenicë q[ i ka vra Serbia?!!!, Asesi nuk duhet të verbërohet askush as nga para  e një të shituri, as nga mospajtimi personal, Këto  reagime vërtet duken gogole karshi një manifestimi që duhet të mbahet mend  për numër të madh pjesëmrrësish e qetësi aq admiruese,Tjerat as që vlen të thuhen/qendrapress.com/