Marshimit në Tiranë për vrasjen e Liridona Ademajt, i bashkohet ambasadori i Kosovës

Para ambasadës së Kosovë në Tiranë është zhvilluar një marshim kundër femicidit, nisur nga rasti i rëndë i vrasjes së Liridona Ademajt në Prishtinë.Skënder Durmishi, ambasador i Kosovës në Shqipëri i është bashkuar marshimit protestë të organizuar nga shoqëria civile.“Dola t’ju takoj para derës së ambasadës dhe t’ju falënderoj për ndjesinë që tregoni për një rast që ka tronditur Kosovën. Nisma juaj është për t’u përkrahur dhe thirrjet tuaja për çdo grua të dhunuar dhe për çdo shkelje të ligjit. Ashtu si edhe ju kërkoj që drejtësia të vihet në vend”, tha ambasadori.Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Naim Murselit, Granit Pllavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.Naim Murseli akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Granit Pllava për “vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë”.Të treve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.Sipas akuzës thuhet se Murseli e kishte pajisur me armë Granit Pllavën dhe kishin inskenuar ngjarjen. Ai i kishte premntuar Pllavës 30 mijë euro për vrasjen./euronewsalbania/