Mbahet manifestimi letrar’’Ditët e Lidhjes’’ ka lexuan poezi dhjetëra poet

Në kuadër të 147 Vjetorit të LSHP-së në mesin e shumë organizimeve po sot u mbajt edhe
manifestimi letrar’’Ditët e Lidhjes’’ ka lexuan poezi dhjetëra poet,organizuar nga Shtëpia Botuese ‘’Fidani’’ dhe drejtori i sajë Berat Batiu. Ai ka falënderuar këtë pjesëmarrës dhe pohoi se këto takim po e mbajmë në kushte të vështira, por shpresojmë se në të ardhmen do të mbahen në kushte më të mira. Me këtë rast poezi kanë lexuar poete të shumë prizrenas dhe nga gjithë hapësira shqiptare si ::Refki Reshitaj, Rexhep Morina,Gazmend Beqaj, Sadete Zeqiri nga Lipjani,Rabije Bytyçi etj. Pastaj krijues nga Suhareka, nga Rahoveci nga Dragashi, nga Kukësi e Shqipëria si dhe nga Lugina e Preshevës. Takimet e sivjetme kishin edhe mbikëqyrjen dhe ndihmën e Komunës së Prizrenit./QendraPress/