Mbajtje në pronësi,kontroll të paautorizuar të armës

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren Vesel Gashi, njofton se me 21.mars. 2025,policia ne Prizren, ka pranua një informatë për një person të dyshimit në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren. Pas pranimit të kësaj informate reagimi policor ka qen i menjëhershëm, ku njësiti patrullues ka arritur të ndaloj personin e dyshuarin SH K viti lindjes 1999 dhe gjatë kontrollit tek i njëjti në brez është gjetur një arme pistoletë, një karikator me një gëzhojë dhe një thike patentë.
I dyshuar është arrestuar në lidhje me këtë raste dhe pas procedurës se intervistimit, Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndaj të dyshuar është iniciuar rast për vepër penale:, Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës’.