Mbi 70 mijë kërkesa për azil në vendet e BE-së gjatë muajit korrik 

                               Numri i kërkesave për azil të paraqitura në vendet e Bashkimit Evropian në korrik ka kaluar 70 mijë për të tretin muaj radhazi, sipas shifrave të siguruara nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin.Sipas raportit, shifrat e korrikut krahasohen me rreth 51,000 aplikime të paraqitura në korrik 2021 dhe 42,900 të paraqitura në korrik 2020, raporton Shengen News.info.Qytetarët e Afganistanit dhe Sirisë vazhdojnë të përbëjnë dy grupet më të mëdha të aplikantëve, ndërsa shtetasit e Indisë dhe Tunizisë kanë paraqitur më së shumti aplikime të regjistruara.Afganët përbënin grupin më të madh të aplikantëve në korrik, të ndjekur nga: sirianët (9,100), pakistanezët (3800), turqit (3800), venezuelasit (3700), kolumbianët (3600), indianët (2900) dhe tunizianët (2400)./Euronews.al