Mblidhet Kuvendi, Hekuran Murati në interpelancë për ndalimin e pagave për mësimdhënësit  

                         Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të mbajtur seancën e radhës plenare me fillim nga ora 10:00, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Në njoftimin për media, bëhet e ditur se në rend të ditës është edhe interpelanca me Ministrin e Financave, Hekuran Murati për çështjen “Cënimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.Gjithashtu, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike”, si dhe “Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë”.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE