Mbrëmë komuna e Prizrenit shtroi iftar për personalitete dhe institucione të ndryshme të këtij qyteti
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit komuna e Prizrenit mbrëmë shtroi një iftar për personalitete dhe institucione të ndryshme të Prizrenit, ku në këtë iftar morën pjesë personalitete të nderuara të qytetit,kryesia e Bashkësisë Islame në Prizren ,shoqata të dala nga lufta dhe udhëheqës të institucioneve dhe kuvendarë e përfaqësuesë të të gjitha subjekteve politike që veprojnë në këtë qytet e ku i pranishëm ishte edhe Memli Krasniqi kryetar i PDK-së ish shefi i shtabit të Përgjithsmë të UÇK-së Bislim Zyrapi ,deputetë të Parlamentit e pjesëmarrës tjerë,.Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur dhe uroi mirëseardhjen nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi . Derisa Kryetari i komunës Shaqir Totaj, duke falënderuar pjesëmrraësit falënderoi dhe tha se Ramazani na bashkon të gjithëve sepse është muaj i solidaritetit muaj i mëshirës dhe mirëkuptimit! Sonte, prezenca e një pjese të rëndësishme të bashkëqytetarëve dhe mysafirëve të veçantë në këtë iftar na bënë të nderuar tha ai dhe vazhdoi. Në këtë muaj, që kërkon solidaritet, tolerancë dhe vlera morale, ky është një mesazh që simbolizon unifikimin e Prizrenit dhe mozaikun harmonik që mbretëron në qytetin tonë. Inserte Së fundi duan e këtij iftari madhështor e simbolik e bëri i pari KBI Besim efendi Berisha duke falënderuar kryetarin Totaj dhe komunë e Prizrenit, që i ka bashkuar të gjithë në këtë sofër të përbashket e ku bashkimi në një sofër është edhe qëllimi më i mirë dhe mesazhi më i dashur i muajit të shenjtë të Ramazanit tha ai./www.qendrapress.com/