Mbrëmë vonë, pati plagosje me armë zjarri në Prizren

Togeri i policisë Rajonale në Prizren  Shaqir Bytyçi  informonë se me datën 05.01.2026, rreth orës 22:50, Policia ka pranuar informacion se në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren, kishte të shtëna me armë zjarri. Menjëherë janë angazhuar patrullat policore, të cilat kanë dalë në vendngjarje.Të dyshuarit nuk janë hasur në vendngjarje. Sipas informatave të siguruara në terren, si pasojë e të shtënave kishte edhe persona të plagosur, të cilët ishin dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. Sipas ekipit mjekësor, viktimat ( F.T. dhe V.H. nga Prizreni) janë jashtë rrezikut për jetë dhe vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor. Në vendngjarje kanë dalë prokurori kujdestar, njësite të ndryshme policore, hetuesit kujdestar nga Stacioni Policor Prizren, si dhe hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve, ku janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Po ashtu, në emergjencën spitalore janë angazhuar patrulla policore për sigurimin e viktimave gjatë trajtimit mjekësor. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Hetimet Rajonale. Rasti është duke u hetuar dhe policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestim e personave të përfshirë në rast.