Më 29 janar, protestë në shesh kundër shtrenjtimit të rrymës.

Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një konferencë për media i cili tha se protesta do të mbahet në ora 14:00, tek sheshi “Zahir Pajaziti”, Ai e ka quajtur një gjë të tillë si dënim për qytetarët dhe favorizim për bizneset. “Çështja është energjia, rritja e çmimeve dhe protestës që do ta organizojmë. Qeveria subvencionin një kompani primare sic është KEDS. Janë zotuar 75 milion për këtë kompani. Nga buxheti i Kosovës do të derdhen në KEDS 119 milion e gjysmë euro në këtë kompani. Kjo është e papranueshme dhe shqetësuese shumë e madhe. Vendosja e bllok tarifave ka disa probleme sepse e favorizon ata që kanë mundësi më shumë. Është proklamua që ka rritje ekonomike. Bizneset e mëdha në kosovë kanë pasur rritje te fitimeve. Ky është dënimi që po u bëhet qytetarëve. Këto bllok tarifa duket që po i amniston një pjesë të njerëzve. Shumica e qytetarëve të Kosovë që nxehen me rrymë do ti tejkalojnë bllok tarifën e parë ku nuk do të ketë rritje. E dyta ka shumë qytetarë paguajnë më pak. Duke pasur parasysh tani KEDS pasi që pat humbje duhet paguar humbja. Qeveria po thotë rrëzimet i marim ne e fitimet i merrni ju KEDS. Qeveria është shndërrua në financues të kësaj kompanie me para tona”.Ai tutje tha se kanë ftuar shoqërinë civile për protestë të përbashkët por këta të fundit nuk kanë shprehur qëndrimin që të bashkohen në protestë“Ne si parti bëjmë ftesë gjithë atyre që janë kundër vendimit me datën 29 janar në ora 14 të takohemi në sheshin Zahir Pajaziti për të shprehur pakënaqësitë tona që do të jetë para datës 1 shkurt. Ne kemi ftuar shoqërinë civile të kemi protestë të përbashkët nuk kanë shprehur qëndrimin që të na bashkohen në protestë. Nga nesër fillon puna organizative”.