Me ceremoni  madhështore rikthehet në  Prizren Komandant Tahir Sinani i shkrirë në bronz.

                  Me një ceremoni madhështore që rrallë mund të shihet rikthehet në  Prizren ish Komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut dhe tri luftrave kombëtare Tahir Sinani i shkrirë në bronz. Në këtë përurim madhështor në parkun e qytetit  mbuluar me flamur  kombëtare qëndronte si një  margaritar shtatorja e Komandantit Tahir Sinani. Kurse në nderim të  këtij komandanti sot, ishin bërë bashkë  shumë  zyrtarë shtetrorë që nga ministri në detyrë  i mbrojtjes, kryetari i Komunës së Przrenit Shaqir Totaj, ish komandatë  të UÇK-së , Fatmir Limaj, Sadik Halitjaha ., Gjeneral Enver Cikaqi dhe shoqatat e dala nga  lufta familjarë të Heroit Tahir Sinani nga  Shqipëria dhe nga  gjitha  trojet shqiptare. Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i komunës  së Prizrenit Shaqir Totaj, i cili me këtë rast tha  ‘’Komandant Tahir Sinani  ishte shëmbulli I njeriut që  diti  ta vlerësojë  lirinë  dhe ai nuk kërkoi   të hyjë në histori, por  historia i dha  vendin në  histori. Sotm Prizreni po ndihet krenar që po e pret  këtë hero, Prizreni, është kujdestar I kujtesës  tonë kombëtare.Ruajtja e  figurave tona  kombëtare është një trashëgimi për breyat që vijnë. Gjeneral Kusi Lame me këtë rast ka  folur  për  idelin e Heroit  dhe  sublimimin e tij për liri që  dinte  ta bënte ai me  faktin si ishte pjesmarrës  I  luftarave atdhjetare  e kombëtare. Mirë se se erdhe  komandant  Tahir Sinani në Prizrenin tonë të  besëlidhjes  tha  gjeneral Kudisi Lame .Gjenerl Selim Krasniqi  tha se  ai ishte e mbetet  hero  legjendar. Sepse ai diti si duhet të vdiset  për atdhe e për liri .Ismajl Latifi kryetar i Komunës së Rahovecit, foli më  një  emocion të rrallë  për ish komandantin e ZOP-it duek e quajtur  hero  i pavdekshëm në Prizrenin e  besëlidhjes. Isa Berisha, kryetar I OVL në  Prizren me këtë rast ka folur  për lavdinë komandant Tahir Sinanit .Kurse nga  Maqedonia e  veriut  kishte ardhur  Sejdullah  Duraku të përcjellë  falenderime   e popullit shqiptarë për koamandant Tahir Sinanin.Xhavit Jashari  kryetar I Familjeve të  Dëshmorëve   të  Kosovës,  tha se këtu po na ,mungojnë strategët dhe themeluesit e  UÇK-së dhe  ata që sollën  lirinë  kësaj toke ,ata padrejtësisht po mbahen në Hagë. Kurse së  fundi I falenderoi të  gjithë të pranishmit  këtij përurimi madhështor i biri I Heroit  Rezart Sinani, duke falenderuar  pejsëmarrës  nga të  gjitha  hapësirat kombëtare:  Kosovë Shqipëri, Maqedoni e  nga  Amerika e largët/QendraPress/