Me një ceremoni madhështore pensionohet veprimtari i çështjes atdhetare dhe drejtori i shkollës në Randobravë Hazër Jakup Shala.

Mbrëmë më një ceremoni madhështore,pensionohet veprimtari i çështjes atdhetare dhe drejtori i shkollës së Randobravës Hazër Shala.Të pranishëm ishin qindra miq e familjarë si dhe zyrtarë të lartë të arsimit nisur nga drejtoresha e DKA-së Luljeta Veselaj Gutaj, kryetari i SBASHK-ut për Prizren Reshit Kushaj, bashkëvendësi i tij njëri ndër themeluesit e parë të celulave të para të UÇK-së dhe deputeti Nait Hasani, drejtor shkollash dhe shumë miq të ardhur edhe nga SHBA-të miq e familjarë. Fillimisht me këtë rast pensionim të mbarë i ka uruar deputeti Nahit Hasani i cili në mes tjerash tha Me respekt të veçantë dhe emocione të forta, sot i urojmë gëzuar ditëlindjen z. Hazër Shala – njeri i dijes, urtësisë dhe përkushtimit. ‘’Pas 41 viteve të arta në arsim, ku me përkushtim e zemër të madhe ka ndriçuar rrugën e qindra nxënësve, ai sot del në pension, duke lënë pas një trashëgimi të pasur arsimore dhe njerëzore në fshatin tonë, Randobravë. Z. Hazër, kontributi juaj nuk matet me vite, por me zemrat që keni prekur, me dijen që keni mbjellë dhe me respektin që keni fituar. Shkolla pa ju nuk do të jetë e njëjtë, por gjurmët që keni lënë do të mbeten të përhershme. Drejtoresha e DKA-së Luljeta Veselaj Gutaj tha ‘’Sonte bashkë me shumë miq jemi mbledhur për një rast të veçantë – për të shprehur mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për drejtorin që ka udhëheq me dekada, mësues dhe mik për të gjithë ne z. Hazer J. Shala .Një Drejtues i mirë nuk matet vetëm me rregullat që vendos, por me frymën që përcjell tek te tjerët. Pensionimi është një kapitull i ri për një fillim tjetër të mbushur me kohë për veten, për familjen dhe për ëndrrat që ndoshta kanë pritur gjatë’’ Inserte Kurse edhe Reshit Kushaj e ushtruesi i detares se drejtorit në Randobravë Nazmi Hoxha nuk kanë kursyer lëvdata për punën dhe përkushtimin e drejtorit Hazër Shala. Inserte Derisa,në emër të familjes ka falënderuar i bri i tij Lavdim Shala. Hazëri ishte një nga veprimtarët e hershëm politik bashkë me Nait Hasanin, kurse ishte pjesëmarrës i të gjitha ngjarjeve atdhetare e arsimore në Randobravë e Përdrini. Kontributi i tij i palodhur padyshim se ka ndihmuar zhvillimet e pasluftës në Randobravë e më gjerë, Kurse si drejtor ka dhënë kontribut shumë të çmuar në procesin arsimor ne Komunën e Prizrenit./QendraPress/