Me pitet u përkujtua rënia e dëshmorit të lirisë Alush Nezir Kryeziu.

                    Sot, e 33 vite më parë sypatrembur për të mos vdekur  kurr bie në altarin lirisë  heroi i Kosovës Alush Nezir Kryeziu, duke  qene në shërbim të  luftës për lirinë e Kosovës  dhe  për  bashkim kombëtar.  Në këtë ditë  përkujtimi sot,  u tubuan shumë  luftëtarë lirie dhe  bashkëluftëtar ë të tij dhe idealit  të  Alushit, Për  veprimtarinë  e  heroit Alush Kryeziu,  fillimisht ka  përshëndetur gjeneral i luftës Ruzhdi Saramati, duke  rikujtuar  rënien e këtij heroi të për të liri  dhe luftës së  Kosovës   për një  bashkim kombëtar, Ai ka  luftuar që Kosova  të  jetë në  frymën e këtyre heronjve e jo të  krijojë ndasi tani.

Kurse  evokime  ka rikujtuar edhe  bashkëluftëtarja  që nga  ditët e rinia e hershme  zonja  Sanije  Rexha e cila  evokoi  pjesë nga  veprimtaria e heroit Alush Kryeziu, duke potencuar se  ai do të mbetet një llambadar lirie.

Po kushti sot  ka ndarë  pjesë evokimesh edhe  bashkëluftëtari i heroit  Elez Durmishi, ku  evokoi momentin rënies tij   në krye  të detyrave  dhe kur  jemi rikthyer nga Krojmiri  në  varrim  të Alushit e kemi  shpallur që  atë ditë të rënies edhe  dëshmor të  atdheut  tha ai.

Kurse i bri i Heroit Petrit  Kryeziu, me këtë rast në ditën sotme tha  se  sakrifica  e dëshmorëve  është amanet që ta ndërtojmë të ardhmen e këtij vendi, duke mos  e harruar rrugën e së kaluarës dhe kjo krenari na mbanë  e na bënë krenar. Dëshmorët dhe  guximi i tyre ka  bërë që  sot   jemi krenar  dhe kjo krenari na mbanë fuqishëm  që të  hapërojmë  drejt një  të ardhme më të mirë.

Në  këtë përvjetor morën pjesë shumë  ish komandant të luftës  dhe  ish luftëtarë të ditëve të para për lirinë e Kosovës..