Memli Krasniqi: Kosova po përjeton krizën më të thellë ekonomike që nga paslufta 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se raporti i ri i Bankës Botërore e ka konfirmuar qëndrimin e tij se Qeveria Kurti ka dështuar në ekonomi. Ai ka përmendur elementet negative të ekonomisë së Kosovës që përfshihen në këtë raport, duke thënë se Kosova po e përjeton krizën më të thellë ekonomike që nga paslufta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit”, shkroi ndër të tjera ai. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

                      Raporti i ri i Bankës Botërore e konfirmoi atë që po e themi tash e sa muaj – qeveria ka dështuar në ekonomi! Mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar, inflacion rekord prej mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera evidentohen në këtë raport.Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit.