Mesdita e së dieles me poeten ;-Nasia XHEMALAJ

TAKIMI I PARË
——————————————–
Ai më priste aty ku lamë takimin, poshtë kinemasë,
me një trëndafil të kuq fshehur nën xhaketë,
vonova të shkoja, përgatisja recitalin tim të fjalëve,
siç përgatit parathënien e librit një poet.
Para se të shkoja pasqyra më dëgjonte,
dhe si një e mirë shoqe më ndihmonte,
cilin fustan të zgjidhja, kush më bukur më rrinte,
asnjëra s’më pëlqeu, veç ajo me lule vjollce.
Kisha emocione, takimi ynë i parë
dialog e recital fjalësh thura me mend,
po ku pyet dashuria për leksione e skenarë,
është si rrufeja që të vret në vend.
Sa ju afrova trëndafilin ma zgjati,
me shpejtësinë e erës ma rrëmbeu një puthje,
kot humba kohën me leksionet e gjata,
ku pyet dashuria për “mbishkrime etruske
//www.qendrapress.com/