Mexhiti flet për arrestimet e veteranëve të UÇK-së, tregon veprimet që do t’i ndërmarrin.

Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, ka vizituar sot Prekazin për të nderuar “Epopenë e UÇK-së”. Gjatë vizitës, ai theksoi rëndësinë e kujtimit të historisë dhe lavdisë së luftës së UÇK-së, duke nënvizuar se ky moment është frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
“Si për çdo shqiptar nga të gjitha trevat sot krejt zemrat e shqiptarëve janë të kthyera nga Prekazi për rikujtim të Epopesë dhe luftës së lavdishme, kjo është për të mos harruar historinë dhe për motivim për sot por edhe për të ardhmen. Sheh gjeneratat me uniformën e UCK-së, të gjitha moshat e trevat janë sot në Prekazin legjendar”, ka deklaruar Mexhiti.
Mexhiti foli edhe për arrestimet e veteranëve të UÇK-së, duke shpjeguar se çështja është ende e pazgjidhur për shkak të faktit që Serbia është pjesë e Interpolit, ndërsa Kosova jo.
Ai theksoi se ende mbeten raste të hapura nga viti 2016-2020, dhe po punohet për zgjidhjen e tyre. “Pavarësia e Kosovës është e njohur dhe nuk mund të ketë ndërhyrje nga Serbia,” tha Mexhiti.