Ministri Peci thotë se kultivuesit e perimeve 

0

                                  Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë sot se kultivuesit e perimeve do të subvencionohen me 100% këtë vit.“Këtë vit do të ketë rritje të mbështetjes përmes subvencioneve për shumicën e kulturave bujqësore, mirëpo rritjen më të madhe do ta kenë kultivuesit e perimeve me 100% nga sa ishte vlera e subvencionimit kur morëm nën udhëheqje Ministrinë e Bujqësisë, duke parë potencialin për zhvillimin e mëtutjeshëm të perimtarisë dhe duke krahasuar me importet e prodhimeve bujqësore që hyjnë në Kosovë çdo vit”, tha Peci gjatë takimit me perimtarinë nga komuna e Podujevës.Peci gjatë kësaj vizite njoftoi se janë në finalizim të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2022 dhe Programit për Zhvillim Rural – Grante që planifikohen të aprovohen gjatë muajit mars të këtij viti, “ku përmes politikave mbështetëse dhe masave përkatëse synojmë të mundësojmë si ngritjen e pikave të reja grumbulluese, ashtu edhe ngritjen e kapaciteteve të tyre”, tha ai.“Këtë vit do të subvencionojmë 75% të vlerës së Primit të Sigurimit. Subvencionimi i Primit të Sigurimit bëhet për kulturën e mollës, qershisë, misrit, fasules, dardhës, specit, kumbullës, mjedrës, vishnjes, dredhëzës, arrës, rrushit, si dhe për primin e sigurimit “tradicional” bujqësor tek kultura e mollës – pemishte intensive, specit – kultivimi intensiv dhe rrushit të verës”, shtoi Ministri Peci.Gjithashtu, ai i siguroi bujqit se ata nuk do të presin për kompensim siç kanë pritur rëndom, por do paguajnë vetëm pjesën e tyre pasi që MBPZhR-ja do të kryejë pagesën drejtpërdrejt me kompanitë e sigurimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *