Ministria e Financave njofton se ka filluar rimbursimi për ata që kishin tërhequr 10%-shin nga Trusti

                      Ministria e Financave ka njoftuar se ka filluar rimburësimin për ata që kishin tërhequr kursimet nga Trusti.Kjo ishte mundësuar me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike gjatë periudhës dhjetor 2021 deri në prill të 2022.12,090 kontribuuesve të Trustit do të iu rimburësohen mjetet deri më 2028 dhe nuk do të ketë nevojë për aplikim, ka njoftuar Ministria e Financave.

Njoftimi i plotë:

Fillon rimbursimi për 10%-shin e tërhequr nga TRUST Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka transferuar në llogarinë e TRUST-it mjetet për rimbursimin e një pjese të kontribuesve, të cilët kanë tërhequr kontributet pensionale gjatë periudhës dhjetor 2021-prill 2022, sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Shpërndarja nëpër llogari të 12,090 kontribuesve është realizuar nga TRUST gjatë ditës së sotme, në përputhje me metodologjinë e dakorduar në mes të MFPT dhe TRUST. Rimbursimi këtë vit është bërë për personat të cilët kane dalë apo pritet të dalin në pension deri në fund të vitit 2023. Rimbursimi do të vazhdojë vitin e ardhshëm për personat që pritet të dalin në pension gjatë vitit 2024 e kështu me radhë, deri në përmbylljen e plotë të rimbursimit për të gjitha gjeneratat e tjera deri në vitin 2028. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të sigurojë shumën vjetore të rimbursimit, ndërsa TRUST do të bëjë shpërndarjen e shumave direkt tek qytetarët. Pra, për rimbursim nuk do të ketë nevojë për aplikim, pasiqë rimbursimi realizohet automatikisht nga TRUST.