Ministrja Haxhiu kërkon nga Specialja masa të menjëhershme që të mos shkelen të drejtat e Thaçit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu drejtua Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sqarime. Ajo e quajti të padrejtë vendimin që të mos ia lejojnë ish-presidentit Hashim Thaçi pjesëmarrjen në varrimin e babait dhe i bërë thirrje Speciales të ndërmarrë “masa të menjëhershme që të mos shkelen të drejtat”.

 “Mendojmë se ky vendim është i padrejtë dhe në bazë të rrethanave duhet rishqyrtuar. Ju kërkoj të më tregoni shqetësimet e mia dhe të ndërmerrni masa të menjëhershme që të mos shkelen të drejtat e z. Thaçi”, thuhet në kërkesën e Haxhiut për Gjykatën Speciale.

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Thaçi, do të varroset sot në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt