Mjekët ushtarakë nga Hungaria nisen në Kosovë për t’u kujdesur për ushtarët e tyre të plagosur në veri

                     Një avion Airbus A319 i Forcave të Armatosura Hungareze i projektuar posaçërisht për kujdesin mjekësor u nis për në Kosovë në mbrëmjen e 29 majit, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.Një ekip i mjekëve ushtarakë është nisur për në Kosovë për t’u kujdesur dhe sjellë në shtëpi ushtarët hungarezë të plagosur në protestën e djeshme në Zveçan, njofton portali i Forcave të Mbrojtjes Hungareze.Misioni paqeruajtës i KFOR-it i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri, duke bërë thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejmë i situatës.Në një komunikatë drejtuar mediave, KFOR-i bëri të ditur se se 30 ushtarë janë plagosur të hënën në komunën e Zveçanit gjatë dhunës së protestuesve serbë. 11 ushtarë italian dhe 19 nga kontingjentin hungarez kanë pësuar lëndime të shumëfishta, përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse e shpërthyese.Lëndimet e tyre, sipas KFOR-it, nuk janë të rrezikshme për jetën.“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës për të zvogëluar rrezikun e përshkallëzimit, pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të marrin detyrën. Trupat e KFOR-it u sulmuan më pas nga turma gjithnjë e më agresive. KFOR-i gjithmonë vepron me vendosmëri dhe përmbajtje, brenda Rregullave strikte të Angazhimit (ROE). Në këtë rast, ajo iu përgjigj sulmeve të paprovokuara të një turme të dhunshme dhe të rrezikshme, duke kryer mandatin e saj në OKB në mënyrë të paanshme”, thuhet në komunikatën dërguar mediave./Reporteri.net/