Mos të shkrihemi në personalitetin e të tjerëve…-Shkruan;Prof, Nadire HOXHA.

                   Kur shkohet te akti i të kopjuarit të personalitetit dhe sjelljes së një tjetri,kjo bëhet për shkak të pëlqimit të madh të personit që imiton ose për shkak të animit drejt tij. Në këtë formë mbytet personaliteti ynë,kjo ndoshta disave do t’ju duket absurde,por t’i hedhim një sy brezave tonë të rinj.

A nuk është aktuale kjo tek ne,a nuk jemi dëshmitar të këtij fenomeni që po ndodh?

Ta kthejmë pak kokën pas dhe do të shohim që shumica e të rinjve dhe të rejave imitojnë njerëzit e famshëm në mënyrën e ecjes, të veshjes, të folurit dhe veprimeve të tyre. Tërë veçantitë e tyre i braktisin për hir të kopjimit të idhujve të tyre.

Po t’i kishin kopjuar ose imituar tiparet fisnike të personaliteteve, do t’i kisha lavdëruar, sepse imitimi i dikujt në kërkimin e dijes,në shkencë,në bujari,në mirësjellje,në respekt,në këshilla,…është në vetvete një akt madhështor e fisnik.

Por, për fatin tonë të keq,tek ne po ndodhë e kundërta.

Derisa ne jemi unik si personalitet,pse atëherë kërkojmë të jemi si të tjerët në çështje dhe aftësi të ndryshme.

Bukuria e zërit dhe bukuria e pamjes që kemi është e veçantë, ashtu siç jemi të veçantë e unik në individualitetin tonë dhe në të qenitë e posaçëm të vetvetes sonë.

Prandaj po e përsëris TË JEMI VETVETJA, sepse kjo ka vlerë./www.QendraPress.com/