Mosekzekutimi i pagave, PDK dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Murati 

                          Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se grupet parlamentare kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë, në shenjë revolte për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë, derisa kanë dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj Ministrit të Financave, Hekuran Murati, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Tahiri në konferencë për media tha se qysh në fillim të mbledhjes kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë tutje në këtë mbledhje.Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së bëri të ditur se këto momente është duke u dorëzuar kallëzim penal ndaj Ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe u.d të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Enis Spahiu. “Sot si grupe parlamentare opozitare e lëshuam mbledhjen e Kryesisë për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. Ky është vendim i paligjshëm, arrogant i një ministri të papërgjegjshëm, i cili cënon të drejtën bazike të 25 mijë mësimdhënësve. Nuk mund të sillemi në një situatë normale, kur kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare nga Ministri i Financave, Hekuran Murati. Nuk qëndruam në mbledhje, në fillim deklaruam që në shenjë pakënaqësie nuk do të marrim më tutje pjesë në këtë mbledhje. Këto momente do të ngrejmë një kallëzim penal ndaj Ministrit të Financave, dhe u.d Sekretarit të Përgjithshem, Enis Spahiu. Në këto momente është duke u dërguar kallëzimi penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, tha Tahiri./Reporteri.net/