Mot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 27 gradë Celsius

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale parashihen 13-15°C e temperaturat maksimale 25-27°C.