Mot me diell pritet të mbajë edhe përgjatë së martës së 24 gushtit, njofton Shqip.com.Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.Sipas IHMK-së, kjo javë do të sjellë mot të ndryshueshëm, ku pas së martës pritet të ketë ditë me reshje shiu e shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale të javës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-34 gradë celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *