Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.IHK njofton se mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius.Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.