Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Siç bën me dije Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 25 deri në 29 gradë Celsius, e ato minimalet nga 9 deri në 12 gradë Celsius.

“Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
LAJME