Moti sot

Për të shtunën në Kosovë është parashikuar të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar shiu, sidomos në zonat malore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 26 deri në 28 gradë, njofton MeteoKosova.
Era do të fryjë kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-46 km/h./QendraPress/