Moti sot: Me diell dhe vranësira

Të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave, duke sjellë ndonjë rrebesh të izoluar shiu, sidomos në zonat malore të Rrafshit të Dukagjinit.

Vonë në mbrëmje, rrebeshet dhe shkarkesat e rrufesë mund të shtrihen edhe në pjesët e tjera të këtij rajoni, ndërsa rreth mesnatës pritet të përfshijnë edhe zona të tjera të vendit. Ka mundësi për breshër.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h, transmeton MeteoKosova,