Moti sot me shi e vranësira

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për shi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.