Mrs Afrim TEJECI, kryetar i Oda e Prizrenit; Ne si Odë në këtë drejtim kemi punuar ,e punojmë pa  reshtur.

Qendrapress. A prisni këtë vit,që Parku i bizneseve në Prizren tē funksionalizohet? Sa pritet se do ta ndihmojë ekonominë e Prizrenit

             Mrs Afrim TEJECI, kryetar i Oda e Prizrenit lidhur me këtë temë ka këtë opinion’’  Bizneset janë në pritje të funksionalizimit të “Parkut të Biznesit” në këtë qytet me traditë Zejtare Ndërmarrëse. Me anë të parcelizimit, kjo zonë do të vihet në shërbim të bizneseve dhe këta të fundit do ta gëzojnë këtë hapësirë për zhvillim ekonomik të vendit. Me funksionalizimin e kësaj zone do të rritet edhe numri i të punësuarve. I vetmi vend për punësime janë këto zona ekonomike . Funksionalizimi i ‘Parkut të Biznesit’ do të jetë potencial për krijimin e vendeve të reja të punës. Ne presim të ndërmerren hapat e duhur dhe si Odë e Prizrenit do te jemi kohorentë dhe  mbështetës për realizimin dhe funksionalizimin e kësaj zone. Është koha që bizneset më në fund do të kenë mundsi te investimeve dhe rritjen zgjerimin e veprimtarive të biznesit. Shpresojmë që Prizreni si qytet Ndërmarrës Zejtare, do të kthen imazhin dhe traditën qe me vite ka pasur një mundësi për bizneset vendore si dhe diasporës e pse jo edhe te shteteve mike .edhe ne si Odë në këtë drejtim kemi punuar e punojmë pa  reshtur. Tani ka disa sinjale të mira, urojmë të mos mbeten vetëm në letër e storje flimimesh./www.QendraPress.com/