Muhaxheri, Ahmeti e Hamza heqin dorë nga mandati i deputetit, zëvendësohen nga Arben Gashi, Paris Guri e Rashit Qalaj.

                       Muhaxheri, Ahmeti e Hamza heqin dorë nga mandati i deputetit, zëvendësohen nga Arben Gashi, Paris Guri e Rashit Qalaj Pasditen e 27 marsit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 9 shkurt, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.Në këtë proces, disa kandidatë për deputetë, të cilët aktualisht mbajnë poste si kryetarë komunash, kanë dhënë dorëheqje nga mandatet e tyre të deputetit, duke u zëvendësuar me emra të rinj nga partitë përkatëse.

Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kryetar i Komunës së Mitrovicës, ka dhënë dorëheqje nga kandidatura për deputet, duke u zëvendësuar me Rashit Qalajn.

Gazmend Muhaxheri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetar i Komunës së Pejës, është tërhequr nga lista e deputetëve, duke u zëvendësuar me Arben Gashin.

Imri Ahmeti, kandidat i LDK-së dhe kryetar i Komunës së Lipjanit, është zëvendësuar me Paris Gurin.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka theksuar se zëvendësimi i kryetarëve të komunave është i domosdoshëm, pasi ligji nuk lejon mbajtjen e njëkohshme të pozitës së kryetarit të komunës dhe asaj të deputetit.

Me certifikimin e rezultateve nga KQZ, procesi i formimit të institucioneve të reja parlamentare dhe qeveritare pritet të vazhdojë në ditët në vijim./Telegrafi/