Mungesa e prindërimit të mirëfilltë është shkaktar i një të ardhme të shëndetshme për fëmijët.- Shkruan;Mrs. Nazmije GASHI psikologe.

Kohët e fundit, sjellja deviante e fëmijëve dhe adoleshentëve në shkollë dhe jashtë saj, është bërë një problem shqetësues. Shpesh nxënësit shfaqin sjellje jo të përshtatshme dhe kështu vështirësojnë proceset mësimore brenda mjediseve të shkollës, gjithashtu, sjelljet e gabuar të tyre çojnë në probleme me konformitetin me normat shoqërore.

Sjelljet devijuese si dhuna, abuzimi me substancat dhe zhvillimi i çrregullimeve klinike shpesh shoqërohen me ndikimin e bashkëmoshatarëve dhe shoqërinë, megjithatë, një fëmijë fillimisht mëson dhe ndeshet me ndikimet e tij të para përmes familjes, veçanërisht prindërve. Duke qenë se familja është institucioni i parë bdërveprues shoqëror për fëmijë, prindërit janë të parët që formojnë ose pengojnë vetëvlerësimin e fëmijës së tyre: ata krijojnë rregulla dhe një mjedis që fëmija i tyre të kushtëzohet në mënyrë klasike, apo u ofrojnë ambiente familjare ku është e shprehur dhuna dhe kjo mund të ndikojë te fëmijët edhe në zhvillimin e tyre dhe si pasojë e kësaj, fëmijët shfaqin probleme në sjellje.

Bazuar në modelin e sjelljes së prindërve dhe lidhjen fizike dhe emocionale të fëmijëve me prindërit e tyre, fëmijët mund të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme dhe të bëhen vetë motivues, megjithatë, fëmijët gjithashtu mund të bëhen jo përshtatës dhe madje shkatërrues për veten dhe të tjerët.

Në përditshmërinë të punës me fëmijë dhe adoleshentë, është vërejtur se sjelljet devijuese midis fëmijëve, adoleshentëve ndikohet fuqishëm nga lidhjet dhe marrëdhëniet jo të shëndetshme që ata përjetojnë me prindërit e tyre. Mungesa e prindërimit të mirëfilltë është njëri nga faktorët që shpesh çon në një zhvillim të dëmtuar dhe si pasojë shfaqen sjellje devijuese të nxënësve.

E rëndësishme për profesionistët e shëndetit mendor është, që sa më parë t’i identifikojnë faktorët ndikues të sjelljeve deviajnte, në veçanti t’i njohin lidhjet jo të shëndetshme prindërore përpara se fëmijët të arrijnë moshën e adoleshencës, në këtë mënyrë masat e ndërhyrjes mund të jenë më efektive dhe të zvogëlojnë gjasat e sjelljes devijuese në adoleshencë dhe gjatë gjithë jetës së tyre, gjë që mund të reduktojë delikuencën dhe problemet e rënda psikologjike në mbarë shoqërinë./www.qendrapress.com/