Murati: VV e ka ftuar LDK-në për koalicion

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka pohuar se Vetëvendosje i ka dërguar letër LDK-së për një takim, dhe se në letër është kërkuar që të diskutohet për një marrëveshje politike. Sipas Muratit, “ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit”.
“Çështja e ftesës për bashkëpunim ekziston. Ne jemi të gatshëm, si fitues të zgjedhjeve, të gjejmë mënyra për zgjidhje. Ftesa është mbi bazën e asaj që ka deklaruar LDK-ja – që kërkojmë një marrëveshje politike dhe që të ketë diskutim për të. Unë mendoj se ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit”, ka tha shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit”, ka thënë ai, pas dështimit të seancës së njëmbëdhjetë konstituive të Kuvendit.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke folur për ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për koalicion, tha shkurt se do të kthejë përgjigje, pa dhënë ndonjë detaj për qëndrimin që do të marrë LDK-ja. “Asnjë diskutim, ishim në drekë me deputetë. Më lejoni të shkoj në zyrë, ta shoh letrën. Do të kthej përgjigje me kohë. Do të lus edhe njerëzit tanë që të mos e trajtojnë me arrogancë. Do të kemi përgjigje zyrtare si i takon një partie”, tha Abdixhiku.