NATO: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë 

                             Zëvendësekretari i NATO-s, Mircea Geoana, është shprehur i shqetësuar me zhvillimet e fundit në veri të vendit, pasi serbët kumtuan lajmin për tërheqje nga institucionet e Republikës së Kosovës.Zëvendësekretari Geoana njoftoi se në lidhje me këto zhvillime, ka biseduar me ndërmjetësuesin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.Ai ka bërë thirrje për mospërshkallëzim të situatës derisa tha se KFOR’i është i gatshëm të intervenojë nëse rrezikohet stabiliteti në rajon. “Fola me Përfaqësuesin Special të BE’së, @MiroslavLajcak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe ta parandalojnë përshkallëzimin. @NATO_KFOR mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, shkroi Geoana në Twitter.