Ndahen 40 milionë euro buxhet shtesë për FSK-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për ndarje të buxhetit shtesë për FSK-në.

Kurti tha se bëhet fjalë për 40 milionë euro. Ai shtoi se me këtë ndarje, shuma e përgjithshme buxhetit të alokuar sivjet për mbrojtje, tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Sot po marrim vendim për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në vlerë prej 40 milionë euro dhe me këtë ndarje shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar sivjet për mbrojtje, tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2 përqind të bruto

Arritja e këtij niveli për herë të parë në historinë e re të ushtrisë sonë, tregon se si qeveri jemi të përkushtuar drejt arritjes së synimit tonë të përbashkët për tu bërë shtet anëtar në Partneritetin për Paqe drejt anëtarësimit në NATO”, u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Buxheti i FSK-së për vitin 2022 kapte shumën prej 100 milionë eurove.

Ndërsa buxheti për vitin 2023 është diku rreth 20 % më i lartë se ai i vitit 2022.