Ndahet nga jeta  atdhetari e patrioti Imer Grainca

   Imer Grainca  ishte shembull i përkushtimit, guximit dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun. Kontributi i tij ndër decenie, si veprimtar i palodhur dhe si njeri me vlera të larta njerëzore e kombëtare, do të mbetet i pashlyer në kujtesën e të gjithëve që e njohën dhe e vlerësuan.

Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Grainca, miqtë dhe bashkëveprimtarët e tij.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Imer Graincën, ndërsa shpirti i tij u prehtë në paqe.