Ndahet  nga jeta Ismajl (Tahir) Berisha, ish-kryetar i Komunës së Deçanit

Bashkim Ramosaj ndanë një njoftim mortor me rastin e  vdekjes së ish kryetarit të  komunës se  Deçanit . Ai shkruan ‘’Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Ismajl (Tahir) Berisha, ish-kryetar i Komunës së Deçanit dhe një figurë e shquar e jetës kulturore dhe institucionale të vendit tonë.

Në vitet 1981–1983, z. Berisha e udhëhoqi komunën tonë me dinjitet, urtësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Kontributi i tij për zhvillimin e infrastrukturës, arsimit dhe mirëqenies së qytetarëve do të kujtohet me respekt të veçantë.

Ai la gjurmë të thella edhe në historinë kulturore të Kosovës si drejtor i shtëpisë botuese “Rilindja”, duke u bërë zë i rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar shqiptar.

Në emër të Komunës së Deçanit, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan figurën e tij.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij ‘’/QendraPress/